29 Prill 2024

Lëndohen 8 ushtarë të KFOR-it

Prishtinë, 20 tetor - Tetë ushtarë të KFOR-it janë lënduar në aksionin e sotëm për heqjen e barrikadave nga rrugët në veri të Kosovës.

Nga Zyra për Informim e KFOR-it thuhet se njëri nga ushtarët është lënduar nga gazi lotsjellës, një tjetër nga tymi i madh, ndërsa gjashtë të tjerët nga mjetet për shuarjen e zjarrit.

Heqja e barrikadave në veri të vendit dhe lirimi i rrugëve për në pikat kufitare 1 dhe 31, sipas KFOR-it, deri më tani kanë rezultuar me sukses.

Zëdhënësi  i KFOR-it, Uve Novicki deklaroi se KFOR-i ka kontroll të plotë në pikat kufitare dhe se kontrollon të gjitha kalimet në kufirin me Serbinë.

Barrikada e parë është hequr nga fshatin Jagnenicë në pjesën veriore. Pjesëtarët e KFOR-it po tërheqin maunet dhe mjetet e tjera të vendosura në rrugë nga popullata serbe.

Fillimisht trupat e KFOR-it kanë formuar korridor midis turmave të serbëve të grumbulluar dhe barrikadave të vendosura.

Në një pikë të barrikadës është përdorur gaz lotsjellës për shpërndarjen e turmës së grumbulluar. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)