30 Prill 2024

Lamers: Kosova ka nevojë për NATO-n

Bruksel, 7 tetor - Kryetari i Kuvendit Parlamentar të NATO-s, Karl lamers, ka thënë se aleanca ushtarake duhet të mendohet mirë për planet për tërheqje nga Kosova. 

Duke folur në konferencën vjetore të Kuvendit Parlamentar të NATO-s që mbahet në Bukuresht, Lamers ka thënë se NATO duhet të qëndrojë në Kosovë edhe për një kohë, që t’i ndihmojë stabilitetit që është i domosdoshëm për rajonin dhe për NATO-n.

Në fjalimin e tij hyrës ai ka thënë se është në interes të NATO-s ndërtimi i shoqërive multietnike, i konsolidimit të shtetit ligjor, luftës kundër korrupsionit dhe rivitalizimit ekonomik në Kosovë.