30 Prill 2024

Kuvendi lejon FSK-në të merr pjesë në reagime jashtë vendit

Prishtinë, 7 tetor - Kuvendi i Republiks së Kosovës pas një debati një orësh miratoi sot projekt-propozimin e qeverisë për përcaktimin e përgjegjësive dhe të procedurave të Forcës së Sigurisë së Kosovës, për reagime të shpejta jashtë vendit, në raste emergjente.
 
Shumica e deputetëve e kanë mbështetur në parim këtë propozim, por kanë kërkuar që të saktësohet me ligj kjo përgjegjësi e FSK-së.

Ministri i FSK-së, Agim Çeku ka thënë se ka boshllëk në ligjin aktual për FSK-në, andaj është i nevojshëm një vendim, përmes të cilit do të definohet qartë zbarkimi i FSK jashtë vendit në situata emergjente për operacione të ndryshme.
Deri tani, FSK-ja si forcë e sigurisë, ka ndihmuar në dy raste në Shqipëri, raste këto në të cilat ministri Çeku thotë se nuk është respektuar ligji në tërësi, për arsye se Kuvendi ishte shpërbërë dhe janë tejkaluar procedurat e rregullta ligjore.

Çeku ka theksuar se vizioni i Qeverisë së Kosovës është që të ndërtohet forca e Kosovës, e cila do të jetë e mjaftueshme për ta mbrojtur sovranitetin e vendit, për t’i mbrojtur qytetarët dhe interesat e vendit. E pjesë e mbrojtjes së interesave të vendit, sipas tij, është edhe dërgimi i trupave të FSK-së në misione jashtë vendit.

“FSK-ja është edhe instrument i politikës së jashtme, sepse krijon aleanca, krijon partneritete, krijon imazh, sjell miq dhe partner. Pra është edhe instrument i politikës së jashtme, kështu që në asnjë mënyrë forcat e mbrojtjes kurrë nuk do të jenë instrument i politikës së brendshme, por në shërbim të vendit, në shërbim të interesave të vendit. Një ndër interesat e vendit është që FSK-ja të shndërrohet nga konsumues i sigurisë në krijues të sigurisë”, ka thënë Çeku.

Kryetari i Komisionit për punë të brendshme, siguri dhe mbikëqyrjen e FSK-së, Ahmet Isufi ka thënë se FSK-ja ka kapacitete për të qenë pjesë e shërbimeve të ndryshme jashtë vendit. Duke i pasur parasysh këto kapacitete, Isufi ka thënë se kjo forcë ka treguar gatishmëri që nesër të jetë një ushtri që garanton integritetin e vendit.

Fatmir Xhelili në emër të PDK-së, ka shprehur pajtimin që të krijohet kjo hapësirë e kërkuar që FSK-ja të tregojë aftësitë e veta për të ndihmuar të tjerët në raste emergjente.

Edhe në emër të LDK-së, deputetja Vjollcë Krasniqi i ka dhënë mbështetje këtij propozim-vendimi, duke besuar se FSK ka kapacitete dhe mund të realizojë detyrën e saj suksesshëm.

Kurse Rexhep Selimi ka thënë se me këtë propozim-vendim do të plotësohet një vakuum ligjor, i cili ekziston aktualisht në ligjin aktual.

Mbështetje i ka dhënë edhe AAK-ja, ndërkohë që gjatë debatit, deputetët e ndryshëm kanë kërkuar që pikë së pari FSK-ja të bëhet ushtri, t’i ndihmojë vendit e pastaj t’u ndihmojë të tjerëve.

Deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka thënë se për të qenë për të tjerët, së pari duhet qenë për veten.

“FSK-ja duhet të shpallet ushtri dhe më pastaj gjithsesi t’i ndihmojmë edhe të tjerët. Ndonëse ky vendim, si veprim politik është i nevojshme, në anën tjetër ngjan si hap jashtëkohor”, ka thënë Kurti.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)