14 Maj 2024

Kufiri Kosovë - Maqedoni mbetet ende i bllokuar

Prishtinë, 13 shtator - Qeveria e Republikës së Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës se situata e krijuar me rastin e vendosjes së taksës për qytetarët e Republikës së Kosovës nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë ende mbetet e pandryshuar.

Pala maqedonase ende nuk e ka hequr taksën për qytetarët e Republikës së Kosovës që duan të shkojnë në Maqedoni. Taksa mbetet e njëjtë edhe për automjete transportuese dhe autobusë.

Qytetarët e Republikës së Kosovës mund ta kalojnë kufirin vetëm në këmbë përderisa rruga e bllokuar në anën maqedonase nga disa mjete transportuese ende nuk është zhbllokuar nga autoritetet e Qeverisë së Maqedonisë.

"Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë mbetet e përkushtuar dhe shpreh vullnetin e mirë për zgjidhjen sa më të shpejtë të situatës së krijuar andaj dhe është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet maqedonase. Megjithatë, deri më tani përkundrejt angazhimit maksimal, ende nuk ka zgjidhje të situatës".

"E ritheksojmë faktin se heqja e menjëhershme e të gjitha pengesave të lëvizjes së lirë të njerëzve dhe barrierave tregtare nga Qeveria e Maqedonisë do të rezultojë me heqjen e menjëhershme të bllokadës së importit për produktet maqedonase nga Qeveria e Kosovës", thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)