05 Maj 2024

Kuçi, Zhbogar e Borchardt diskutojnë për mandatin e EULEX-it

Prishtinë, 26 mars - Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, priti sot në takim Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar dhe  Shefin e Misionit të EULEX-it në Kosovë, Bern Borchardt, me të cilët diskutoi për zhvillimet e fundit në Kosovë me theks të veçantë në përfundimin e mandatit të tanishëm të EULEX-it, tranzicionin dhe transferimin e kompetencave tek institucionet vendore.

Kuçi ritheksoi përsëri nevojën për definim të çështjeve që ndërlidhen me mandatin e EULEX-it, në mënyrë që të përgatiten të gjitha ndryshimet legjislative që kërkohen me qëllim të realizimit të tranzicionit, respektivisht transferimit të kompetencave nga misioni i EULEX-it tek institucionet vendore.

Palët u pajtuan që është e nevojshme që të arrihet një marrëveshje në mes të Prishtinës dhe Brukselit lidhur me mandatin e EULEX-it, në mënyrë që sa më parë të fillojnë përgatitjet e nevojshme për fazën tranzicionale.

Gjithashtu u diskutua lidhur me aspektet procedurale të këtij procesi, përkatësisht arritja e marrëveshjes përmes shkëmbimit të letrave ndërmjet Prishtinës dhe Brukselit, respektivisht ratifikimi nga Kuvendi i Republikës së Kosovës i marrëveshjes në fjalë dhe amendamentimi i ligjeve përkatëse që ndërlidhen me mandatin e EULEX-it.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)