28 Prill 2024

Kuçi u takua me një delegacion të Departamentit të Shtetit të SHBA-ve

Prishtinë, 4 dhjetor – Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, priti sot një delegacion faktmbledhës nga Departamenti i Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për sundim të ligjit.

Në takim merrnin pjesë zyrtarë nga Zyra për çështje narkotike ndërkombëtare dhe e rendit, nga Zyra për çështje europiane dhe euro-aziatike, si dhe nga Zyra për çështje politike dhe ushtarake të Departamentit të Shtetit.

Me këtë rast, Ministri Kuçi pasi vlerësoi ndihmën që ka ofruar dhe po vazhdon të ofrojë shteti amerikan për Qeverinë e Kosovës, njoftoi delegacionin me arritjet e këtij viti në fushën e sundimit te ligjit, si dhe planet për vitin e ardhshëm.

Në anën tjetër, pjesëmarrësit e delegacionit amerikan shprehen interesim rreth planit legjislativ të Ministrisë së Drejtësisë, si dhe rreth sfidave me të cilat mund të ballafaqohen institucionet e ndryshëm të sistemit të drejtësisë në Kosovë, në implementimin e ligjeve, në mënyrë që të përcaktohen fushat kryesore në të cilat mund të vazhdoj ndihma nga shteti amerikan.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)