03 Maj 2024

Kuçi: Po punohet për forcimin e llogaridhënies në sistemin e drejtësisë

Prishtinë, 7 mars - Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, sot ka marrë pjesë në tryezën e rrumbullaket me temën “Të drejtat e qytetarëve dhe llogaridhënia në sistemin e drejtësisë”, e organizuar si pjesë e kampanjës “Drejtësia dhe qytetarët”.

Në këtë tryezë para të pranishmëve Ministri Kuçi ka thënë: “Është gjithnjë e rëndësishme që diskutimet për drejtësi, veçanërisht për gjyqësorin, të kenë gjithnjë vëmendjen tek të drejtat e qytetarëve.

Ndonëse drejtësia dhe të drejtat e qytetarëve janë të lidhura drejtpërdrejtë njëra me tjetrën, ndodhë që shpesh realiteti t’i largojë ato nga njëra tjetra. Prandaj është me shumë rëndësi që, si sot, ato gjithmonë të diskutohet si dy çështje të lidhura ngushtë njëra me tjetrën, apo më mirë - të varura njëra nga tjetra.

Të gjithë jemi dëshmitar të faktit që gjyqësia në Kosovë nuk funksionon në mënyrën që do të dëshironim ne. Si rezultat i kësaj, qytetarët shpesh ndihen se të drejtat e tyre nuk po mund të realizohen në mënyrën më të mirë dhe kjo shkakton pakënaqësi tek ta.

Por, duhet bërë me dije gjithashtu se sistemi gjyqësor dhe ai i drejtësisë në përgjithësi në Kosovë ka kaluar nëpër faza shumë të vështira.

Për më tepër tentativat për ta reformuar atë vazhdimisht, ndonëse ishin plotësisht qëllim-mira shpesh kanë bërë që sistemi ynë gjyqësor të marrë më tepër kohë kushtuar reformave.

Numri i madh i lëndëve, së bashku me shumë probleme të trashëguara nga e kaluara jo e mirë, e ka bërë punën e sistemit tonë gjyqësor shumë më të vështirë sesa çfarëdo sistemi tjetër në rajon apo tjetërkund.

Deri tani, kjo ka bërë që sistemi ynë gjyqësor të mirëkuptohet nga qytetarët tanë, nga e gjithë shoqëria jonë.

Tranzicioni nëpër të cilin ka kaluar Kosova, e bashkë me të edhe gjyqësori, ka bërë që një punë e madhe të orientohet në sigurimin e plotë të pavarësisë së gjyqësorit dhe prokurorisë, në mënyrë që të sigurohet që Kosova nuk do të pësojë efektet negative të tranzicionit si shumë vende tjera rreth nesh.

Që nga marrja nën udhëheqjen time Ministrinë e Drejtësisë, unë kam investuar shumë kohë dhe punë për të siguruar që gjyqësori dhe prokuroria të kenë kushtet më ideale për të funksionuar mirë.

Përveç që ky pushtet tashmë është komplet i ndarë nga ekzekutivi dhe funksionon i ndarë, Ministria jonë ka propozuar edhe një amendament kushtetues, i cili është aprovuar nga Gjykata Kushtetuese dhe i cili do të miratohet shumë shpejtë.

Më këtë amendament, do të mundësohet që më shumë se shumica e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të jenë të zgjedhur nga vetë gjyqësori dhe jo nga Parlamenti. Kjo gjithsesi do të shtojë edhe më shumë pavarësinë e gjyqësorit.

Duhet shtuar se ndonëse formalisht Këshilli Gjyqësor dhe ai Prokurorial dorëzojnë buxhetin e tyre Ministrisë së Financave për t’u futur në Ligjin për Buxhet, kërkesat e tyre buxhetore asnjëherë të paktën këtyre tri viteve të fundit nuk janë refuzuar. Pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve janë lidhur me ato të Ministrave dhe liderëve shtetëror, në mënyrë që të sigurohet që pozita e gjyqtarit në asnjë mënyrë të mos jetë më inferiore se pozitat tjera shtetërore.

Në të njëjtën kohë, është investuar shumë në infrastrukturën e duhur ligjore, në mënyrë që gjyqtarët e prokurorët të kenë të gjitha mjetet e nevojshme, gjithë fuqinë ligjore që mund t’i jepet, për të mundësuar funksionimin e tyre më të mirë në qëllim të mbrojtjes së të drejtave të qytetarëve.

Megjithatë, duhet pranuar se në emër të pavarësisë, shpesh është humbur llogaridhënia e gjyqësorit. Dhe pikërisht këtu duhet pasur shumë kujdes.

Mendoj që gjatë periudhave që vijnë, gjyqësori duhet t’i kushtojë shumë vëmendje transparencës së punës që bën.

Duhet përmendur që gjyqtarët dhe prokurorët tonë bëjnë një punë shumë të mirë. Fatkeqësisht, vetëm gabimet e tyre reflektohen në media dhe tek qytetarët. Prandaj gjyqësori duhet të bëjë më shumë punë për ta “shitur” punën që ata bëjnë tek publiku, për ta dëshmuar se me të vërtetë bëhet një punë e mirë aty.

Duhet përmendur që gjyqësori ka një sistem të vetpërmirësimit dhe kjo në Kosovë tashmë ka filluar t’i tregojë frytet e saj. Rasti i Diana Kastratit, i vendosur nga Gjykata Kushtetuese e dëshmon një gjë të këtillë. Mendoj që vetë-korrigjimi i gjyqësorit në Kosovë do të vazhdojë të shërbejë akoma më shumë në të ardhmen dhe kjo do të bëjë që qytetarët të ndihen më të sigurt në vend dhe të ndihen se institucionet e tyre adresojnë në mënyrë të duhur shqetësimet e tyre.

Në ndryshimet që Ministria e Drejtësisë, së bashku me Gjyqësorin dhe Prokurorinë, po i bën në pakon e ligjeve për gjyqësorin, po planifikojmë të fusim edhe obligime që gjykatat t’i publikojnë të gjitha aktgjykimet e tyre në ueb-faqe. Kjo jo vetëm që do ta bëjë punën e tyre më transparente dhe më letë të qasshme për qytetarët, por gjithashtu do t’i vetë-detyrojë gjyqtarët dhe prokurorët që të kujdesen për kualitetin e vendimmarrjes së tyre.

Të gjitha këto po bëhen në mënyrë që gjyqësori mos të humbë llogaridhënien e tyre drejt qytetarëve të Kosovës. Dhe derisa kjo të bëhet automatike nga vetë gjyqësori, degët tjera të pushtetit shtetëror duhen të kujdesen që kjo të jetë normë ligjore.

Prandaj dua t’ua rikujtoj sot se po punohet shumë në këtë drejtim dhe arsyeja kryesore pse punohet për të ngritur llogaridhënien e gjyqësorit drejtë publikut është pikërisht që të rritet besueshmëria e tij.

Është thënë nga aktivisti politik Amerikan Tomas Paine se “një trup njerëzisht që s’i përgjigjet askujt s’duhet të besohet nga askush” dhe ne nuk do të donim që kjo të ndodhë me gjyqësorin tonë”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)