30 Prill 2024

Kuçi ligjëratë në Shoqatën Austriake për Politikë të Jashtme

Vjenë, 17 tetor - Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Pror. Dr. Hajredin Kuçi sot mbajti një ligjëratë në Shoqatën Austriake për Politikë të Jashtme dhe Kombe të Bashkuara.  

Në ligjëratë, në praninë e shumë ish - Ambasadorëve të Austrisë dhe miqve të Kosovës, Studentëve e Profesorëve, Ministri Kuçi foli për prioritetet e Qeverisë së Republikës së Kosovës në përgjithësi dhe për sundimin e ligjit si prioritet në veçanti.

 
Në fjalimin e tij, Kuçi i dha rëndësi të veçantë reformës së sistemit juridik që ka kaluar dhe po kalon Kosova, përfshirë këtu atë të sistemit Gjyqësor e Prokurorial dhe kompletimit të legjislacionit që Kosova po bën në përputhje me kriteret bashkëkohore Evropiane.

 

Ministri foli gjerësisht për bashkëpunimin e institucioneve të drejtësisë me EULEX-in dhe institucionet tjera të BE-së përmes proceseve integruese, si dhe ambiciet e Kosovës për integrim të plotë në BE.

“Përmes procesit të integrimit në BE, Kosova synon të përmirësojë dukshëm standardin e jetesës së qytetarëve të saj, përfshirë këtu sundimin e ligjin, ekonominë e zhvilluar dhe sigurinë. Proces i Integrimit në BE do të shërbejë si ideal i Kosovës dhe Kosovarëve për të luftuar dukuritë negative dhe për ta çuar vendin drejt zhvillimit”, tha Ministri Kuçi.

Me tej, Ministri Kuçi përmendi sundimin e ligjit në veri të vendit si sfidë e veçantë, për të cilën kërkohet bashkëpunimi i vazhdueshëm me institucionet ndërkombëtare, BE-në, SHBA-të e NATO-në.

Këtu, Ministri theksoi mirënjohjen dhe rëndësinë e qëndrimit të unifikuar që vendet e BE-së dhe SHBA-të po mbajnë drejt integritetit të pacenueshëm territorial të Kosovës. Duke shprehë mirënjohjen e tij për kontributin e vazhdueshëm të Austrisë në proceset më të rëndësishme për Kosovën,


Në fund të fjalës së tij, Ministri Kuçi bëri thirrje për një rol të mëtejshëm aktiv të Austrisë brenda BE-së dhe OKB-së.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)