04 Maj 2024

Kuçi: Kosova dhe Mali i Zi me kontroll të përbashkët të kufirit

Prishtinë, 23 dhjetor - Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, ka vlerësuar se Kosova dhe Mali i Zi duhet së bashku ta kontrollojnë kufirin ndërmjet tyre, në mënyrë që të luftohet kontrabanda.

“Kemi kontroll të mirë të kufirit” me Malin e Zi, tha Hajredin Kuçi në intervistën për televizionin Atlas në Podgoricë, dhe ka shtuar se në anën e Kosovës është policia, ngandonjëherë aty janë edhe KFOR-i e EULEX-i.

Mëtutje, Hajredin Kuçi, që është edhe ministër i drejtësisë në Kosovë, ka theksuar se “më së miri do të ishte, sikur me Malin e Zi të kishin një kontroll, siç është rasti i Malit të Zi me Shqipërinë”.

Mëtutje, zoti Kuçi ka thënë se pret që Kosova dhe Mali i Zi, në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm, t’i këmbejnë ambasadorët.

Poashtu, ai është shprehur se pret që Podgorica dhe Prishtina ta nënshkruajnë marrëveshjen për ekstradim, për luftë më efikase kundër krimit.

/rel/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)