02 Maj 2024

Kuçi kërkoi angazhim më të madh nga drejtoret e burgjeve

Prishtinë, 27 shkurt - Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot priti në takim Drejtorin e Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK) dhe drejtoret e qendrave korrektuese dhe atyre të paraburgimit.

Në këtë takim u diskutua për menaxhimin e punëve dhe detyrave që dalin nga ligjet dhe rregulloret me të cilat funksionojnë institucionet korrektuese, ndërsa u potencuan vështirësitë me të cilat ballafaqohen këto institucione, si dhe u paraqiten prioritete e tyre për vitin kalendarik 2013.

Ministri Kuçi pasi potencoi për punën e mirë dhe konsolidimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës, kërkoi angazhim edhe më të madh me qëllim të eliminimit të gjitha dukurive negative dhe tejkalimin e vështirësive eventuale.

Po ashtu, Ministri Kuçi ofroi mbështetjen e plotë për stafin udhëheqës të SHKK-së, për rritje të efikasitetit në punë, gjithnjë duke u bazuar në ligj.

Drejtorët e institucioneve korrektuese premtuan për një angazhim më të madh në të ardhmen, me qëllim të eliminimit të gjitha dukurive negative dhe vështirësive në punë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)