18 Maj 2024

Kthehet në rigjykim çështja ndaj të akuzuarve Deçani dhe Gjocaj

Prishtinë, 12 dhjetor - Një kolegj penal prej tre gjyqtarësh i Departamentit të Krimeve të Rënda të Gjykatës se Apelit, ka vendosur që ta kthej në rigjykim çështjen ndaj të akuzuarve F.Deçani dhe F. Gjocaj.

I pari ishte  dënuar nga gjykata e shkallës së parë me 15 vjet burgim për veprat penale -  vrasje e rëndë sipas nenin 147 të Kodit Penal të Kosovës dhe vrasje në tentativë, sipas nenit 146 të KPK-së.  Ndërsa i dyti me 4 vjet burgim për  vrasje në tentativë,  sipas nenit 146 të KPK-së .

Vendimi u mor pas shqyrtimit të ankesave të mbrojtësve të akuzuarve.

Kolegji konstatoj se aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Pejë përmban shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale. Kjo pasi që i njëjti është i paqartë i pakuptueshëm dhe në kundërshtim më brendinë e tij.

F. Deqani akuzohet se në  korrik të viti 2010 ka privuar nga jeta shtetasin Bekim Krasniqi dhe se bashkë më të akuzuarin tjetër F.Gjocaj kanë tentuar ta privojnë nga jeta edhe të dëmtuarin N.V.

Gjykata po ashtu ka urdhëruar ti vazhdohet masa e  paraburgimit të dënuarit F. Deqani.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)