27 Prill 2024

Kryetari Kastrati pret ditë më të mira për veriun

Prishtinë, 10 gusht - Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, ka pritur të mërkurën në takim zëvendësshefin e EULEX-it, Andy Sparks, me të cilin bisedoj për gjendjen në Mitrovicë. Biseda u fokusua në situatën e re të krijuar pas operacionit të policisë për vendosjen e kontrollit në pikat kufitare me Serbinë.

Kryetari   Kastrati tha se komuna dhe qytetarët e kanë mirëpritur këtë operacion për të kthyer kontrollin doganor në ato pika kufitare. Tha se kjo është parë si hap i mirë edhe sa i përket vendosjes së rendit dhe ligjit në atë pjesë të Kosovës.

Në këtë kontekst, ai theksoi se mbështetja e komunës nuk do të mungoj asnjëherë për kthimin e normalitetit në veri të vendit. “Krimi dhe kontrabanda në veri ka marrë hov pasi atje ishin djegur pikat kufitare pas Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Kjo gjendje ka vazhduar për tri vjet me radhë dhe një situatë e tillë më nuk mund të tolerohej”.

Kryetari Kastrati tha se kthimi i kontrollit doganor në kufi do të vetëdijësoj edhe qytetarët serbë që jetojnë në komunat veriore se ata vazhdimisht kanë qenë të keqpërdorur nga qeveritarët serbë, por edhe nga grupet kriminale që veprojnë atje. “Rendi dhe ligji janë parakusht për kthimin e normalitetit, andaj ne besojmë se qytetarët serbë tashmë e kanë kuptuar se institucionet e Republikës së Kosovës kanë një qasje shumë korrekte në këtë drejtim”.

Sa i përket situatës së fundit, kryetari Kastrati tha se gjendja në përgjithësi është e qetë, por jo e qëndrueshme. Theksoi se strukturat paralele serbe ende janë duke vazhduar të mbajnë të bllokuara disa rrugë magjistrale. “Kjo dëshmon se atje veprojnë grupe kriminale, të cilat në njëfarë forme e mbajnë pezull gjendjen”.

Ai ka falënderuar qytetarët që kanë kontribuuar në relaksimin e situatës pas akteve të dhunshme nga strukturat paralele. Gjithashtu ka shprehur respektin për strukturat e sigurisë që e kanë menaxhuar mirë situatën.       

Si një çështje me rëndësi u vlerësua aspekti ekonomik dhe nevoja për të bërë hapa në këtë drejtim. U tha se kjo do të ndikonte në përmirësimin e situatës në përgjithësi, duke pasur parasysh problemet e mëdha sociale.

 
Në anën tjetër, zëvendësshefi i EULEX-it, ka thënë se është me rëndësi që situata të stabilizohet në mënyrë që të krijohen mundësi që qytetarët t’u kthehen obligimeve të veta të përditshme.  Ai foli edhe për hulumtimin e mënyrave praktike për normalizimin e situatës.  
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)