05 Maj 2024

Kryeprokurori i EULEX-it viziton Tiranën

Tiranë, 9 nëntor - Akuzat e publikuara në raportin e ish-senatorit zviceranë Dick Marty për trafik organesh në Shqipëri gjatë luftës në Kosovë, do ta dërgojnë në Tiranë kryeprokurorin e EULEX-it, Clint Williamson.

Vizita e kryeprokurorit në Shqipëri është paralajmëruar kohë më parë nga shefi i Misionit të BE-së për Rend dhe Ligj në Kosovë, Xavier Bout de Marnhac gjatë një vizite të këtij të fundit në Tiranë.

Qeveria shqiptare është treguar e hapur dhe bashkëpunuese për çdo lloj hetimi në lidhje me akuzat e ngritura nga Dick Marty në raportin e tij të Këshillit të Evropës të datës 7 janar 2011, njofton mediat në Tiranë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)