20 Prill 2024

Kryeministri Thaçi priti ministrin e Mbrojtjes të Shqipërisë

Prishtinë, 15 shkurt - Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës Hashim Thaçi ka takuar sot z. Arben Imami, ministër i Mbrojtjes i Republikës së Shqipërisë, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Kosovë. 

Kryeministri Thaçi e ka vlerësuar shumë të rëndësishme përkrahjen e Shqipërisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK). Shqipëria si anëtare e NATO-së mund të bart përvojat e saj, në funksion të mbështetjes së FSK–së në procesin e avancimit të saj, sipas parimeve dhe standardeve bashkëkohore të NATO-s.

Bashkëbiseduesit e kanë vlerësuar lartë ndihmën e FSK-së në operacionet e kërkim-shpëtimit, gjatë përmbytjeve në pjesën veriore të Shqipërisë. Me këtë rast, ministri Imami ka shprehur edhe një herë falënderimin e institucioneve dhe të popullit të Shqipërisë për mbështetjen me rastin e kësaj fatkeqësie natyrore.

Ministri Arben Imami ka siguruar kryeministrin Thaçi se Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë është e gatshme për të ndihmuar dhe përkrahur FSK-në edhe gjatë periudhës së ardhshme, sikur që ka bërë edhe deri më tani.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)