29 Prill 2024

Kryeagjenti Smakaj, paditet për uzurpim prone

Prishtinë, 1 tetor - Shefi i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Bashkim Smakaj, është paditur për uzurpim prone.

Gazeta \"Tribuna\" shkruan se bëhet fjalë për një padi të ngritur plot shtatë vjet më parë, por që ka mbetur në sirtarët e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Sipas shkrimit të botuar, 11 shqiptarë nga Presheva, shtetas të Serbisë, kanë paditur gjashtë kosovarë për uzurpim prone.

Mes tyre, është dhe  Smakaj. Paditësit thonë se Smakaj ka uzurpuar rreth 150 metra katrorë të një prone në Prishtinë. Padia mban datën 2 maj 2006.

Paditësit Rami Hyseni, Suad Hyseni, Sefedin Sadiku, Mehmet Hyseni, Selami Hyseni, Fikret Sadiku, Samir Limani, Shenur Hyseni dhe Mirvete Rexhepi, nga fshati Bushtran i komunës së Preshevës si dhe Sabedin e Mehmet Mehmeti nga fshati Bilaç i Preshevës, kanë paditur Maliq Pacollin, Bashkim Smakën, Fadil Gashin, Abaz Ajetin, Sedat Gashin dhe Hajriz Pacollin, shtetas të Kosovës.

/Tribuna/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)