28 Prill 2024

Kroacia zbulon mbi 50 kg drogë në autobusin me targa kosovare

Zagreb, 1 gusht - Policia kroate ka zbuluar rreth 50 kilogram sasi droge marijuanë në një autobus me targa të Kosovës në Çeglje të komunës Jasterbarsko.

Sipas autoriteteve kroate, në këtë aksion u ndalua 33 vjeçari shtetas i Kosovës dhe tre shtetas kroat, të përfshirë në kontrabandimin e drogës.

Droga u gjet në autobusin e linjës Shqipëri – Itali, ku Kroacia shfrytëzohej si destinacion transitor.

Policia arriti të ndaloj grupin derisa po qëndronte pranë autobusit të parkuar në këtë zonë dhe po merrej vesh rreth pranim – dorëzimit të drogës dhe parave.

Gjatë ndalimit dhe kontrollit të kryer në autobus janë gjetur 13 kg drogë marijuanë si dhe një sasi parash, ndërsa në makinën e tre kroatëve janë gjetur 38 kg marijuanë, dërgesa më e madhe që sapo ishte ngarkuar në makinë.

Autoritetet kroate theksuan se droga vinte nga Shqipëria dhe kishte si destinacion tregun kroat dhe ate evropian.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)