30 Prill 2024

Kroacia mbsështet Forcën e Sigurisë së Kosovës

Prishtinë, 13 dhjetor - Ministri i Mbrojtjes së Kroacisë Ante Kotromanoviq, qëndroi për një  vizitë zyrtare në Ministrinë për Forcën e Sigurisë  së Kosovës,  cili u prit me nderime të larta nga Togu i Nderit si dhe Orkestra Frymore e FSK-së, e cila ekzekutojë himet e të dyja shteteve.

Ministri i FSK-së, Agim Çeku pasi i ka dëshiruar mirëseardhje homologut të tij Kroatë, e ka falënderuar Kroacinë dhe Ministrinë e Mbrojtjes së Kroacisë, për ndihmat që po japin për Kosovën dhe FSK-së. Ministri Çeku, gjatë takimit e ka njoftuar Ministrinë e Mbrojtjes të  Kroacisë, për të arriturat e FSK-së, bashkëpunimin ndërkombëtar, si dhe planin e zhvillimit, për vitin 2013.


Me këtë rast u nënshkruar edhe Plani Bilateral i bashkëpunimit, për vitin 2013, ku nga Ministria e FSK-së, e nënshkroi kolonel Ilir Qeriqi, shef i Departamentit për Siguri dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe nga Ministra e Kroacisë, Zoran Drqa shef i Sektorit të Departamentit për Çështje të Sigurisë në Ministrinë e Mbrojtjes së Kroacisë.


Ministri i FSK-së, Agim Çeku ka thënë se gjatë takimit me homologun e tij, ka marrë tri mbështetje, atë për bashkëpunim bilateral, mbështetje në rrafshin rajonal dhe në rrugën e integrimit të Kosovës, në NATO.


Në Kroaci është edhe shkolla rajonale për pilot, ku në të ardhmen do të dërgohen edhe ushtarë të FSK-së për shkollim, duke shpresuar kështu që në të ardhmen Republika e Kosovës do të ketë mundësi që këtë forcë ta pajisë edhe me helikopterë.


Në konferencën për gazetar, ministri i FSK-së, tha: “ Pata kënaqësinë e veçantë, që në Prishtinë, ta pres Ministrinë e Mbrojtjes së Kroacisë, Ante Kotromanoviq, mikun tim, me Kroacinë në përgjithësi edhe me zotin Kotromanoviq na lidhin shumë çka e përbashkët, na lidhë e kaluara, lufta e përbashkët për Kroacinë, por edhe tani na lidh bashkëpunimi i përbashkët, etj .

Edhe sot na lidh shumë çka, ne me Kroacinë e kemi nënshkruar një marrëveshje të bashkëpunimit dhe në bazë të asaj marrëveshje ne po përfitojmë shumë çka nga Kroacia, nga infrastruktura e tyre e shkollimit ushtarak, nga përvoja e tyre në integrimin në NATO, nga përvoja e tyre të operacioneve paqeruajtëse, por edhe nga përvoja për menaxhimin e emergjencave që kanë në këtë fushë e sidomos nga përvoja e trajtimit të kategorive të dala nga lufta si dhe ruajtjes dhe kultivimit të vlerave të luftës.

Neve me Kroacinë na lidhe edhe e ardhmja! Do të jemi bashkë në Unionin Evropian, bashkë do të jemi në NATO, bashkë do të jemi në operacione paqeruajtëse një ditë, bashkë do të kontribuojmë në ndërtimin dhe fuqizimin e paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit, këtu në rajonin tonë.

Gjatë këtij takimi, unë si ministër, e njoftova ministrin Kotromanoviq, me të arriturat e FSK-së, me objektivat tona, me sfidat me të cilat ballafaqohemi, si dhe me vizionin tonë për të ardhmen dhe punën që jemi duke e bërë në projektimin për të ardhmen të FSK-së.

Në këtë takim me ministrin e Mbrojtjes të Kroacisë, kërkova dhe i mora tri gjëra: Mbështetjen në bashkëpunimin tonë bilateral, dhe sot nënshkruam planin konkret për bashkëpunim për vitin 2013, ku pjesëtarët e FSK-së, do të mund të shkollohen në 15 shkolla në Kroaci, pastaj në kurse të ndryshme, që mbahen në Kroaci, si dhe në pesë fusha të shkëmbimit të përvojave, eksperiencave, praktikave mes Ministrisë sonë dhe ministrisë së Mbrojtjes së Kroacisë.

Mbështetje morëm edhe në rrafshin rajonal, Kroacia është një fuqi rajonale, lider rajonal, në të gjitha fushat dhe Kroacia gjithmonë do të na ketë pranë, në të gjitha iniciativat dhe projektet rajonale në fushën e sigurisë. Mbështetja e tretë është në rrafshin e NATO-s, Kroacia si anëtare e NATO-s, gjithmonë do ta kemi votën e Kroacisë, mbështetjen e Kroacisë sidomos për agjendën e Kosovës në NATO. Në këto tri rrafshe do ta kemi mbështetjen e Kroacisë, përfundoi ministri i FSK-së, Agim Çeku.

Ndërsa ministri i Kroacisë Ante Kotromanoviq, tha se ne kemi filluar të bashkëpunojmë në mes dy vendeve dhe dy ministrive, dhe  kjo na e lehtëson vazhdimin e bashkëpunimit.

Unë shfrytëzojë rastin që të falënderojë të gjitha ata ushtarakë që kanë kontribuar për çlirimin e Kroacinë. Ai ka shprehur gatishmërinë e tij, për bartjen e të gjitha përvojave të ushtrisë kroate tek FSK-ja, në mënyrë që kjo forcë të ngritët në nivel më të lartë.

Ministri Kotromanoviq, ka thënë se është i interesuar që të krijojë një urë të mbrojtjes në mes të të dyja vendeve, duke bashkëpunuar në fushën e shkollimit, industrisë së mbrojtjes, me qëllim që FSK-ja të ngritët në një nivel më të lartë.


“Ne sot kemi biseduar për planin e bashkëpunimit, ne duam të kemi një urë të mbrojtjes Në meS Kosovës dhe Kroacisë, si në rrafshin e trajnimeve dhe të shkollimit, në fushën e shkollimit, industrisë së mbrojtjes me qëllim që Forcat Mbrojtëse të Kosovës të jet e forte.  

Jemi marrë vesh që ekipet e ekspertëve të takohen dhe ta detajojnë planin e veprimit të nënshkruar sot, për të parë se si dhe në çfarë mënyre do të bashkëpunojmë duke filluar që nga nesër.

Më pastaj, të dy delegacionet kanë qëndruar në Regjimentin e Mbrojtjes Civile, në Pomozotin, ku delegacioni i Kroacisë u njoftua nga gjeneralbrigade Imri Ilazi për të arriturta e këtij Regjimenti si dhe me projektin e Qendrës Regjionale të Ekselencës për Kërkim Shpëtim.

Në takim morën pjesë edhe zv. ministri i FSK-së Shemsi Veseli, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati, Sekretari i Përgjithshëm Shkëlzen Sylaj, gjeneralët: Zymer Halimi, Bashkim Jashari,  drejtori i Drejtorisë për Politika dhe Plane, Haxhi Shala, kolonel Ilir Qeriqi, shef i departamentit për Siguri dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar,  ndërsa në delegacionin e Kroacisë merrnin pjesë edhe: Igor Gabriq, këshilltar i Ministrit për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Jerko Letica këshilltar i ministrit për Politika të Mbrojtjes, Marija Plesha Qadonic shefe e protokollit, Zoran Drqa shef i Sektorit të Departamentit për Çështje të Sigurisë dhe ambasadori i Kroacisë në Kosovë, Zoran Vodopia.