03 Maj 2024

Krimi bashkon shqiptarët e serbët

Beograd, 15 korrik - Drejtori i organizatës joqeveritare i Qendrës për rajonalizim nga Novi Sadi (Vojvodinë), Aleksandër Popov, ka deklaruar se përgjatë kufirit ndërmjet Serbisë e Kosovës funksionon i papenguar vetëm “vëllazërimi serbo-shqiptar në krime”, kur bëhet fjalë për tregtinë ilegale të mallrave të ndryshme.

“Kjo është arsyeja themelore pse as estabilishmentit serb, as atij shqiptar nuk i shkon për shtat të zgjidhin problemin e evidencimit të mallrave të cilat i tregtojnë në atë anë”, ka thënë Popov.

Ai ka paralajmëruar realizimin e projektit të Qendrës për rajonilizim, i cili do të merret me evidencimin e qarkullimit të mallrave në pikëkalimet kufitare me Kosovën, njofton Koha Ditore.

“Synojmë që duke realizuar këtë projekt të vërtetojmë se sa ka evidencuar mallra Dogana e Serbisë gjatë këtyre pesë vjetëve të fundit, dhe sa Dogana e Kosovës. Një gjë, ndërkaq, është e qartë qysh tani: nga tregtia ilegale në këtë zonë gri më së shumti pëson dëme buxheti i Serbisë”, është shprehur Popov.

Projekti i Qendrës për rajonilizim “Lëvizja e lirë e njerëzve, mallit dhe kapitalit” do të realizohet me mbështetjen e Bashkimit Europian, ndërkaq do ta vërtetojnë ekspertët nga Beogradi e Prishtina.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)