05 Maj 2024

Krijohen pritje të gjata në pikëkalimin kufitar Merdare

Prishtine 29 korrik - Me qëllim të informimit të qytetareve dhe gjithë opinionit të gjerë, ju informojmë se në pikëkalimin kufitar Merdare që lidhë Republikën e Kosovës me atë të Serbisë janë krijuar kolona me pritje të gjata, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Dertameniti i Policisë Kufitare, saktësisht zyrtaret policore të pikekalimit kufitar Merdare, informojnë se gjate 24 orëve të fundit janë krijuar kolona dhe pritje të gjata si ne hyrje për në Republikën e Kosovës ashtu edhe në dalje për në Serbi.

Pritjet janë duke u bërë me orë të tëra nga të dyja anët, edhe pse nga Kosova për në Serbi, në territorin tonë kolonat janë të gjata diku nga 500-700 metra, mirëpo pritjet janë me orë të tëra, ndërsa në hyrje sipas qytetarëve kolonat janë me kilometra të gjata.

Në bazë të informacioneve jo zyrtare të pranuara nga qytetarët e gjithë kjo pritje bëhet nga neglizhenca dhe mos puna e autoriteteve serbe.

Policia e Kosovës sugjeron të gjithë qytetareve që të shfrytëzojnë pikekalimet tjera kufitare me qëllim të shmangies së pritjeve të gjata në kolona të krijuara në këtë pikëkalim kufitare.

Në pikëkalimet tjera kufitare qarkullimi është duke u zhvilluar normalisht pa pritje të gjata, njofton policia

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)