29 Mars 2024

Krasniqi dekoroi Admiralin Fitzgerald me Medalje Ushtarake

Prishtinë, 1 tetor -  Ushtruesi i detyrës së presidentit të Kosovës, Jakup Krasniqi e dekoroi Admiralin Mark Fitzgerald me Medaljen Ushtarake, për kontributin e dhënë  për ruajtjen e sigurisë, paqes dhe stabilitetit në  Kosovë.

Krasniqi, së bashku me kryeministrin Thaçi  pritën në një takim lamtumirës komandantin e Forcave të Përbashkëta të NATO-s me seli në Napoli, Admiralin Mark Fitzgerald.

Krasniqi, e informoi admiralin  Fitzgerald me zhvillimet e fundit politike nëpër të cilat po kalon vendi , dhe tha se në Kosovë nuk ka krizë politike e as vakum institucional dhe se po punohet me një ritëm të përshpejtuar që sa më shpejt të kapërcehet situata e krijuar pas dorëheqjes së Presidentit Sejdiu.

Ai e falënderoi admiralin Fitzgerald për mbështetjen që NATO, Shtetet e Bashkuara dhe ai personalisht i kanë dhënë dhe janë duke dhënë  për sigurinë dhe proceset e përgjithshme në vendin tonë.

Lidhur me situatën e përgjithshme në veri të vendit, ishte konstatim i përbashkët se duhet të vëhet rendi dhe ligji.

Ndërkaq, Admirali  Fitzgerald, mes të tjerash i vlerësoi lartë arritjet që janë bërë në Kosovë në të gjitha fushat.

Kjo medalje u jepet ushtarakëve të Kosovës dhe të huaj për kontributin e tyre dhënë rritjes së cilësisë dhe aftësisë mbrojtëse të vendit tonë.

Dekorimi u bë në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, neni 84, pika 28 si dhe në bazë të Rregullores mbi Dekoratat dhe Titujt e Nderit të Kosovës që i jep Presidenti i Kosovës dhe të Procedurave të Dhënies së Tyre, neni 3, 17 dhe 34.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)