05 Maj 2024

Kosova synon mbikëqyrjen elektronike të dënimeve alternative

Tiranë, 28 shkurt - Një delegacion nga Ministria e Drejtësisë e Republikës së Kosovës, i kryesuar nga Zëvendësministri Abdyl Ymeri, kanë vizituar Ministrinë e Drejtësisë të Republikës së Shqipërisë, ku janë pritur nga Brikenda Kasmi, Zëvendësministre në Ministrinë e Drejtësisë.

Kjo vizitë u bë më qëllim të marrjes së përvojave nga Shqipëria lidhur me zbatimin e mbikëqyrjes elektronike të dënimeve alternative, e cila ka filluar të aplikohet në Shqipëri, ndërkohë synohet të filloj zbatimin edhe në Kosovë.

Në këtë takim, Zëvendësministri Ymeri, prezantoi punët që janë duke u bërë në reformimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë, përfshirë këtu edhe punët që janë duke u bëre për fillimin e zbatimit të mbikëqyrjes elektronike të dënimeve alternative.

Gjatë këtij takimi, të dy homologët u pajtuan për një bashkëpunim dhe shkëmbim të përvojave edhe në fushat tjera të drejtësisë.

Zëvendësministri gjithashtu zhvilloi një takim në Drejtorinë e Përgjithshme të Provës së Shqipërisë, ku u pritë nga Drejtori i Përgjithshëm Arben Sefgjini. Në takim u diskutua për procedurat, legjislacionin dhe mënyrat e zbatimit të mbikëqyrjes elektronike.

Siç dihet, në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë në Republikën e Kosovës, vepron Shërbimi Sprovues, shërbim i cili merret me ekzekutimin e dënimeve alternative dhe riintegrimin shoqëror të personave të dënuar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)