05 Maj 2024

Kosova rrezikohet nga elementet radikale vehabiste

Oman, 8 nëntor - "Elemente radikale vehabiste po depërtojnë në Kosovë dhe ato mund ta prishin harmoninë ndërfetare që ka ekzistuar me vite atje", thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Irfan Al Alawi, drejtor ndërkombëtar i Qendrës për Pluralizëm Islamik dhe drejtor i Fondacionit për Kërkime të Trashëgimisë Islamike.

"Duhet të kujtojmë se ekzistojnë elemente ekstremiste të përfshira te shqiptarët e Kosovës, të cilët krenohen për të qenit myslimanë të moderuar(mainstream), sufi, sunitë."

"Por, për disa vite kemi parë qeverinë saudite, ose jozyrtarët të kenë dërguar para në mënyrë indirekte në qeveri ose tek individët, për hapjen e xhamive vehabiste salafiste për të promovuar ideologjinë ekstremiste, që është mjaft e rrezikshme për Ballkanin dhe besoj se nëse myslimanët nuk janë të vetëdijshëm për këtë, gradualisht ne do të kemi klerikë ekstremistë, që do të mbijnë (lulëzojnë) në Kosovë, që do të fillojnë ta përdorin sheriatin islamik dhe të abuzojnë me të. Kështu nuk do të promovohet paqja dhe harmonia, siç kishte këtu diversitet fetar dhe pluralizëm, por do të nënkuptojë se islami duhet të jetë si fe zyrtare, dhe të mos respektohen fetë tjera në vend", theksoi Al Alawi.

Sipas tij në Kosovë, rreziku është se situatën do ta marrin në duar njerëz të gabuar dhe do të kemi klerikë radikalë ekstremistë, që do të marrin kontrollin ndaj shkollave dhe institucioneve fetare dhe do të mund të paraqesin kërcënim për jomyslimanët.

"Mendoj se qeveria duhet të jetë e kujdesshme. Myftinjtë, apo klerikët janë atje dhe duhet të jenë në dijeni për këtë, dhe edhe pse ndoshta nuk duan të flasin në këtë faze. Disa nga ta mund të frikësohen apo të ndikohen nga petrodollarët, që vijnë nga Arabia Saudite. Mendoj se është një çështje që nuk duhet të injorohet, duhet të vëzhgohet me shumë kujdes, para se të bëhet shumë vonë."

"Sepse, kur njëherë të fillojnë t’i derdhin paratë, arabët sauditë do të sjellin dijetarët e tyre, do të emërojnë imamët në xhami, siç ka qenë dhe është rregull e Arabisë Saudite. Nëse ndërtojnë ndonjë xhami, kudo, ata preferojnë t’i kenë imamët e vet, ose të paktën imamët që ndjekin shkollën e tyre të mendimit", theksoi Irfan Al Alawi, drejtor ndërkombëtar i Qendrës për Pluralizëm Islamik dhe drejtor i Fondacionit për Kërkime të Trashëgimisë Islamike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)