05 Maj 2024

Kosova nënshkruan marrëveshje policore me Malin e Zi

Prishtinë, 26 mars - Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi dhe ministri i Brendshëm i Malit të Zi, Rasko Konjevic, kanë nënshkruar Marrëveshje për bashkëpunim policor.

Fillimisht ministri Rexhepi falënderoi ministrin malazias, Konjeviç, për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm në mes të dyja vendeve, duke theksuar se ky bashkëpunim është i një niveli më të lartë.

Me këtë rast, ministri Rexhepi theksoi se me Marrëveshjen për bashkëpunim policor, do të thellohet bashkëpunimi ndërmjet dy shteteve në luftimin e krimit të organizuar, terrorizmit dhe trafiqeve të ndryshme.

Kjo marrëveshje përfshinë edhe çështjen për patrullime të përbashkëta në mes të dy policive.

“Sot diskutuam që gjatë sezonit veror, të ketë patrullime të përbashkëta në disa pushimore të Malit të Zi, ku frekuentojnë një numër i madh i qytetarëve nga Kosova”, tha ministri Rexhepi.

Ndërsa ministri i Punëve të Brendshme i Malit të Zi, Konjeviç, tha se vizita e tij në Republikën e Kosovës ishte shumë produktive, ku me këtë rast, nënshkrimi i marrëveshjes për bashkëpunim policor, do të përparojë marrëdhëniet në mes të Malit të Zi dhe Kosovës.

Të dy ministrat pohuan se është biseduar edhe për procesin e demarkacionit të kufirit, në mes të Kosovës dhe Malit të Zi, ku u tha se në një të ardhme të afërt, në bazë të procedurave të rregullta, të nënshkruhet edhe Marrëveshja e demarkacionit të kufirit.

Gjithashtu është biseduar edhe për promovimin e komunitetit malazias në Kosovë.

Gjatë këtij takimi, ministrat e të dyja vendeve kanë nënshkruar edhe Marrëveshjen për rregullimin e regjimit të trafikut kufitar, Marrëveshjen për hapjen e pikë-kalimit kufitar Kotllovë-Kuqishtë, për trafikun rrugorë ndërkombëtar të udhëtarëve, Marrëveshjen për përcaktimin e pikë-kalimit kufitar rrugorë ndërkombëtar Kullë-Savino Vodë, Protokollin  për mbajtjen e takimeve të rregullta të policisë kufitare në të gjitha nivelet e menaxhimit, Protokollin për zbatimin e kontrollit kufitar të përbashkët dhe pagesën e shpenzimeve të krijuara në punë në kalimin kufitar të përbashkët Kotllovë-Kuqishtë si dhe Protokollin për formimin e patrullave të përbashkëta përgjatë kufirit të përbashkët shtetëror.

Të gjitha këto marrëveshje kontribuojnë në avancimin e bashkëpunimit rajonal si dhe përshpejtimit të integrimit në Bashkimin Evropian për të dy shtetet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)