02 Maj 2024

Kosova me atashe policorë në vende të ndryshme

Prishtinë, 27 janar - Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ministria e Punëve të Brendshme kanë nënshkruar një marrëveshje përmes së cilës mundësohet dërgimi i zyrtarëve ndërlidhës të MPB-së së Kosovës në Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës, në vendet e ndryshme të botës. Policia e Kosovës tashmë ka hapur një konkurs për atashetë policorë.

Sipas marrëveshjes së nënshkruar, zyrtari ndërlidhës i MPB-së në misionet diplomatike do të dërgohet me qëllim të mbështetjes së luftës së përbashkët kundër krimit të organizuar dhe formave të tjera të kriminalitetit, si dhe parandalimit të tyre.

Zyrtari për informim në Policinë e Kosovës, Arbër Beka thotë se Policia e Kosovës tashmë ka hapur një konkurs për atashetë policorë, ndërkaq detyrat e këtyre zyrtarëve janë të shumta e sidomos ne luftimin e krimit.

“Detyrat dhe përgjegjësitë e zyrtarit ndërlidhës janë që të mbështesë luftën e përbashkët kundër trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, terrorizmit, krimit të organizuar, trafikut të armëve, emigracionit të paligjshëm dhe pastrimit të parave, si dhe të kontribuojë në nivelin e bashkëpunimit policor ndërmjet Republikës së Kosovës dhe shteteve tjera”, ka theksuar ai, transmeton RTK.

Ndërkaq zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kosovës, Artan Behrami thotë se krahas prioritetit të lobimit MPJ fokus të veçantë i ka kushtuar edhe forcimit të marrëdhënieve diplomatike në mes shteteve që kanë njohur Kosovën. Tani kjo Ministri ka filluar edhe emërimin e atasheve ku fillimisht janë dërguar atashetë e FSK-së në Washington, Bruksel dhe Berlin.

“Jemi në procedurë për dërgimin e një atasheu të policisë në Berlin. Do të dërgojmë atashe edhe ne shtetet e tjera. Besoj se shume shpejt do te kemi edhe një përgjigje nga shteti gjerman dhe do ta dërgojmë atasheun policore ne Berlin”, theksoi Behrami.

Përzgjedhja e zyrtarëve ndërlidhës në misionet diplomatike të Republikës së Kosovës do të realizohet përmes një procedure në pajtim me legjislacionin e MPB-së dhe MPJ-së. Behrami ka bërë të ditur se MPJ ka nënshkruar edhe një marrëveshje me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë për dërgimin e një atasheut për tregti në Bruksel.

Dërgimi i zyrtarëve ndërlidhës të MPB-së në misionet diplomatike është një hap shumë i rëndësishëm në fuqizimin e të gjitha formave të bashkëpunimit të Republikës së Kosovës me autoritetet e shteteve partnere, vlerësohet në Ministrinë e Jashtme dhe Policinë e Kosovës. 

/rtk/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)