Kosova kërkon nga Bullgaria të ekstradojë Lulëzim Hajdarin

Prishtinë, 15 gusht - Kosova ka kërkuar nga Bullgaria ta ekstradojë Lulëzim Hajdarin në Kosovë, e jo në Serbi.
Hajdari është arrestuar nga Interpoli në Bullgari, në bazë të një fletarrestim të lëshuar nga Serbia.
Sipas gazetës Zëri, ministria e drejtësisë e Kosovës u ka dërguar letër autoriteteve bullgare, përmes të cilës ka kërkuar të refuzohet kërkesa e Serbisë që Hajdari të transferohet atje.
Serbia kishte lëshuar vite më parë fletarrestim nën akuzat se Lulëzim Hajdari ka kryer një vrasje në tentativë në qytetin e Podujevës, në janar të vitit 1998.