02 Maj 2024

Kosova do të përkujdeset për qytetarët e veriut

Prishtinë, 25 shkurt - Drejtuesit e Komunës së Mitrovicës kanë intensifikuar angazhimin ditëve për të fundit sa i përket mbarëvajtjes së situatës në veri, ku situata vazhdon të jetë e tensionuar si pasojë e shpërthimeve dhe incidenteve të shpeshta.

Si rrjedhojë është marr vendim që gjatë kësaj kohe kur pritet shpërbërja e strukturave paralele serbe në veri, të mbahen takime javore të Komitetit të Sigurisë.

Për këtë u fol edhe sot në takimin e radhës të këtij komiteti, kur përveç të tjerëve mori pjesë edhe Rexhep Bytyqi, i deleguar i shefit të EULEX-it. Ai kërkoi që të ruhet situata dhe të gjithë të ushtrojnë ndikimin e tyre në këtë drejtim.

Ndërsa, kryetari i komunës, Avni Kastrati, shtroi nevojën për  një koordinim me të gjitha strukturat në mënyrë që gjendja të menaxhohet sa më mirë në këtë periudhë kur mund të priten probleme prej grupeve që janë kundër shuarjes së strukturave paralele.

“Incidentet e ditëve të fundit dëshmojnë për qasjen e strukturave paralele, andaj të gjithë duhet të angazhohemi që situata të mos eskaloj”.

Kastrati tha se të gjithë duhet të luajnë rolin e tyre në të mirë të qytetarëve.  “Të gjithë së bashku maksimalisht të angazhohemi që të ruajmë qetësinë e të gjithë qytetarëve. Asnjëherë nuk guxojmë me mendu se t’u marr parasysh se do të shpërbëhen strukturat paralele do të mbesin qytetarët në pjesën veriore pa përkujdesje”.

Ai tha se përkujdesja e institucioneve të Republikës së Kosovës për qytetarët e veriut do të edhe më e madhe se që ka qenë deri me tani.

Ndërsa drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Behxhet Bala, vlerësoi shtimin e masave të sigurisë nga Policia e Kosovës, EULEX-it dhe KFOR-it në veri.

“Ditëve të fundit është parë një prani e shtuar e organeve të rendit, të cilat kanë ndikuar për të mirë edhe në sigurinë e qytetarëve”.

Bala shtroi nevojën që patrullat e përbashkëta të Policisë së Kosovës dhe të EULEX-it të vazhdojnë angazhimin, meqë janë treguar shumë efikase sa i përket perceptimit të qytetarëve për siguri. Ai çmoi shumë maturinë e qytetarëve, të cilët po tregohen të përgjegjshëm karshi provokimeve të përditshme.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)