06 Maj 2024

Kosova do të kërkoj ekstradimin e Veselinoviqit

Prishtinë, 30 dhjetor - Zyrtarë të Kosovës po punojnë për grumbullimin e dokumenteve për të bërë kërkesën te Beogradi zyrtar për dorëzimin e vëllezërve Veselinoviq, Zvonko dhe Zharko.

\"Jemi në përfundim të procesit të mbledhjes së dokumenteve që do të dëshmojnë se Zvonko dhe Zharko Veselinoviq janë qytetarë të Kosovës.\"

\"Pastaj dokumentacionin do at dërgojmë në Interpol, ndërsa Ministria e Drejtësisë do të kërkojë ekstradimin e tyre në Kosovë”, ka thënë për Balkan Insigt kryeprokurori në Mitrovicë Shukri Syla.

Ai beson se kërkesa do të dërgohet në janar, transmeton B92.

BI thekson se ka pak gjasa për ekstradim asi ndërmjet Kosovës e Serbisë është nënshkruar marrëveshja për ekstradim por edhe për shkak të politikës.

Beogardi do të jetë në presion të vazhdueshëm për dorëzimin e Veselinoviqëve pasi ata akuzohen se kanë plagosur edhe ushtarë të NATO-s.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)