03 Maj 2024

Kosova dhe Malit i Zi angazhohen për luftimin e krimit të organizuar

Prishtinë, 4 korrik - Kryeprokurori i Shtetit të Republikës së Kosovës Ismet Kabashi , priti sot në një takim pune një delegacion nga Këshilli Gjyqësor i Malit të Zi, i kryesuar nga kryetarja e këtij Këshilli dhe njëherësh kryetare e Gjykatës Supreme të Malit të Zi, znj. Vesna Medenica.

Në këtë takim u bisedua për punët, sfidat dhe problemet, me të cilat ballafaqohen prokuroritë dhe gjykatat në të dyja vendet, si dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në mes dy vendeve në përpjekjet për luftimin e krimit të organizuar.

Kryeprokurori Kabashi i njoftoi mysafirët me prioritetet dhe me synimet që ka si kryeprokuror i Shtetit dhe si kryetar i Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Kryeprokurori Kabashi njoftoi se viti 2010, ka qenë një vit i suksesshëm për prokurorët në Republikën e Kosovës, ku edhe pse prokurorët janë përballur me një vëllim të madh të punës, kualiteti i kësaj pune matet me vendimet për konfirmimin e aktakuzave, e 95% të aktakuzave të ngritura nga prokurorët, janë konfirmuar nga gjyqtarët.

Gjithashtu, kryeprokurori Kabashi informoi se janë krijuar parakushtet normale që prokuroria të jetë institucion i pavarur, ku baza materiale e prokurorëve është përmirësuar dukshëm dhe me aprovimin e Ligjit për Prokurorin e Shtetit dhe atij për Këshillin Prokurorial dhe me funksionalizimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës është siguruar edhe pavarësia e prokurorëve.

Kryeprokurori Kabashi, shtoi se lëndëve që kanë të bëjnë me krimin e organizuar dhe me korrupsionin, prokurorët i kushtojë vëmendje të veçantë ku është krijuar task-forca për luftën kundër korrupsionit dhe ajo kundër krimit të organizuar.

Ndërsa, kryetarja Medenica duke vlerësuar lartë sistemin prokurorial në Republikën e Kosovës, tha se bashkëpunimi i mirë në fushat e sistemit të drejtësisë, është i dobishëm në eliminimin e sfidave gjyqësore dhe prokuroriale për të dyja vendet.

Të dyja palët shprehën bindjen se do të vazhdojnë angazhimin e tyre për bashkëpunim edhe më të ngushtë në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi, në fushën e sistemit gjyqësor dhe atij prokurorial, në përpjekjet për luftimin e krimit të organizuar. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)