15 Maj 2024

Kosova dhe Finlanda nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim policor

Prishtinë, 2 tetor - Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi po qëndron në një vizitë zyrtare në Republikën e Finlandës, ku do të takohet me zyrtar të lartë të këtij shteti.

Gjatë kësaj vizite ministri Rexhepi dhe homologia finlandeze, Paivi Rasanen nënshkruan Marrëveshje për bashkëpunim policor në parandalimin dhe luftimin e krimit.

Marrëveshja ka për qëllim rritjen e bashkëpunimit policor ndërmjet autoriteteve kompetente të dyja shteteve, sa i përket luftimit të krimit të organizuar, terrorizmit, trafikimit me njerëz, kontrabandimit të emigrantëve, krimit kibernetikë, pastrimit të parave, korrupsioni etj.

Me nënshkrimin e kësaj marrëveshje tregohet përkushtimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për formalizmin e bashkëpunimit me shtete anëtare të BE-së dhe për të dëshmuar se Kosova është partnere me shtetet anëtare të BE-së dhe organizatat ndërkombëtare në luftimin e të gjitha formave të krimit të organizuar.

Këto marrëveshje janë ndër kriteret kryesore për plotësimin e kushteve për liberalizim të vizave dhe anëtarësimin në BE.

Ministri Rexhepi gjatë kësaj vizite pritet të takoj edhe zyrtar të tjerë të lartë të  Finlandës, ndër ta dhe ish-të dërguarin e posaçëm të Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Marti Ahtisari.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)