02 Maj 2024

Kosova blenë armë jashtë vendit

Prishtinë, 10 maj - Qeveria e Kosovës gjatë vitit 2010 por edhe gjatë këtij viti është pajisur me armë të kalibrave të ndryshëm, duke i blerë ato nga vende të ndryshme.

E përditshmja \"Express\" ka shkruar sot për blerjen e armëve, duke siguruar edhe një dokument mbi këtë.

Armët janë blerë për Policinë e Kosovës, Forcën e Sigurisë së Kosovës, Doganat dhe Shërbimin Korrektues.

Nga arsenali i armëve siç bëhet e ditur janë blerë: pushkë të kalibrave të ndryshëm, pistoleta dhe municione, ndërsa ato u blenë në Gjermani, Zvicër, Turqi dhe Austri.

Gjithashtu gjatë këtyr periudhave janë blerë edhe mjete shpërthyese dhe piroteknike nga Greqia, Bullgaria, Mali i Zi dhe Kroacia. Në  dokumentin e siguruar nga gazeta kosovare nuk nënvizohet se cila është vlera e harxhuar e mjeteve financiare për blerjen e këtyre armëve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)