05 Maj 2024

Korrupsioni ia zgjat jetën EULEX-it

Prishtinë, 27 mars - Misioni i BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX) do të vazhdojë të jetë aktiv në Kosovë edhe pas kalimit të afatit zyrtar, 15 qershor 2014.

Zyrtarët të lartë në Bashkimin Evropian e kanë parë të arsyeshme që t’ia vazhdojnë mandatin EULEX-it së paku edhe për dy vjet të tjera.

Gazeta “Zëri” përmes burimeve të saj nga zyrtarë të Brukselit, ka mësuar se BE ka marrë vendim për të vazhduar me këtë mision në Kosovë dhe i vetmi ndryshim do të jetë bartja e disa kompetencave tek vendorët, në rastet që konsiderohen “më të lehta” si dhe do të ketë shkurtim të stafit aktual.

“Misioni do të vazhdojë edhe pas qershorit 2014, po flitet edhe për më së paku dy vite. Do të ketë shkurtim të stafit, por kompetencat do t’i mbesin të njëjta me pak ndryshime”, tregon ky zyrtarë ndërkombëtarë.

Rastet për krime të rënda dhe korrupsioni në nivel të lartë, siç thotë ky burim, i mbesin EULEX-it.

/Zëri/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)