04 Maj 2024

Konfiskohet një revole në Qendrën Korrektuese në Dubravë

Dubravë, 21 mars -  Pas marrjes se disa informatave nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Korrektues të Kosovës për ekzistimin e një arme brenda perimetrit të banimit në Qendrën Korrektuese në Dubravë, Drejtori i kësaj qendre, menjëherë ka urdhëruar Njësitin për Intervenim në Shërbimin Korrektues të Kosovës, për fillimin e bastisjeve.

Bastisja e Njësitit për Intervenime ka rezultuar me gjetjen e një revole të tipit “Beret” e kalibrit 7.65 mm.

Me qëllim të sigurimit që në këtë qendër nuk ka mjete tjera të rrezikshme, Njësiti për Intervenime i Shërbimit Korrektues të Kosovës, është duke vazhduar bastisjen.

Drejtoria e Qëndresë Korrektuese në Dubravë, lidhur me rastin ka njoftuar organet kompetente, Policin e Kosovës dhe Prokurorinë, për vazhdimin e procedurave të mëtutjeshme.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Korrektues të Kosovës, do të formojë komision të brendshëm për të hetuar futjen e armës brenda perimetrit të banimit të kësaj qendre.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)