02 Maj 2024

Konfiskohen mbi 10 kg marihuanë dhe arrestohen tre persona

Prishtinë, 24 janar - Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për hetimin e trafikimit me narkotikë - njësia në Gjilan në punën e vazhdueshme për luftimin e veprave penale ka konfiskuar mbi 10 kilogramë substanca narkotike si dhe ka bërë arrestimin e tre personave të dyshuar.

Policia ka bërë të ditur se me autorizimin e gjykatës kompetente mbrëmë rreth orës 22:00, hetuesit policorë kanë realizuar operacionin e koduar “Rolex” operacion ky që ka të bëjë me dy raste:  posedim  i paautorizuar i  substancave psikotrope dhe armëmbajtje pa leje. 

Personat e dyshuar tanimë të arrestuar janë: N. K. lindur më 1979, E. S. lindur më 1991 dhe M. A. lindur më 1990.

Gjatë këtij operacioni është bërë kontrollimi i një veture të llojit Mercedes ku në bagazhin e kësaj veture janë gjetur dy thasë me substancë narkotike  e dyshuar e  llojit marihuanë dhe në brendësi të secilit thes ka pasur nga pesë paketime me substancë narkotike e dyshuar e llojit marihuanë.

Të gjitha dëshmitë janë proceduar, fotografuar, incizuar dhe sekuestruar nga krim teknika rajonale e Gjilanit.

Lidhur me rastin janë sekuestruar si dëshmi: një revole e llojit Zastava, një karikator me 10  fishek te cal 9x19 mm, 2.405.80 euro, Dy vetura, si dhe 5 telefona celular.
 
Me vendim të prokurorit personave të dyshuar u është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)