05 Maj 2024

Konfiskohen armë dhe arrestohet dy të dyshuar

Rahovec,  25 korrik - Policia e Kosovës ka njoftuar se njësia patrulluese e trafikut së bashku me njësinë e autokrimeve gjate realizimit te një pike kontrolli kanë ndaluar një veture te dyshuar te tipit BMW, ne të cilën gjendeshin te dyshuarit Lulzim H. (1983) dhe Qamil M. (1981).

Gjatë kontrollimit të veturës zyrtarët policor kanë vërejtur te fshehur një qese të dyshuar ne të cilën gjendeshin municion  të kalibrave të ndryshëm .

Menjëherë është njoftuar njësiti i krim-teknikës, të cilët kanë dalë ne vendngjarje dhe kanë bere kontrollimin e detajizuar të veturës ku fillimisht janë gjetur  gjithsej 697 fishek.

Të dyshuarit i përkisnin Komunës se Podujevës dhe Obiliqit, dhe me tu kuptuar një gjë e tillë  veprimet policore janë koordinuar ne mes te dy rajoneve, Prizrenit dhe Prishtinës.

Me autorizim te prokurorit përkatës është  realizuar bastisja e shtëpive ne dy komunat, atë te Podujevës dhe Obiliqit me ç,rast janë konfiskuar:

Tetëdhjetë e gjashte (86) revole te ndryshme, Njëmbëdhjetëmijë e pesëqind (11.500) municion te kalibrit AK-47 - 7.62 mm, Njëmijë e gjashtëqind e njëzet e nëntë (1.629) municion te kalibrave te ndryshëm,

Disa karikatorë si dhe Automjeti i tipit BMW.

Me autorizim te prokurorit dy personat e dyshuar janë dërguar ne qendrën e ndalimit për të vazhduar me procedurat e mëtutjeshme

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)