28 Prill 2024

Konfirmohet akuza ndaj Bukoshit

Prishtinë, 21 gusht - Në gjykatën e qarkut në Prishtinë është konfirmuar aktakuza ndaj ish-zëvendëskryeministrit dhe ish-ministrit të Shëndetësisë, Bujar Bukoshi, ish-sekretarit të MSH-së, Ilir Tolaj dhe nëntë të akuzuarve të tjerë.

Paraprakisht, të gjithë të akuzuarit janë vetëdeklaruar të pafajshëm.

Ndaj Bujar Bukoshit, Ilir Tolajt dhe të tjerëve rëndojnë akuza për shpërdorim të postit zyrtar ose autoritetit, keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrave dhe keqpërdorim të autorizimeve ekonomike.

Kurse Nexhat Shabani dhe Ilir Tolaj akuzohen edhe për lidhje të kontratave të dëmshme, nxjerrje të kundërligjshme të vendimeve gjyqësore, si dhe kërkim ryshfeti, evazion fiskal dhe pengim i provave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)