05 Maj 2024

Konfirmohet aktakuza për një rast haraçi

Prishtinë, 10 nëntor - Një gjykatës i EULEX’it akuzon Besim dhe Njazi Tahiri, baba dhe bir, për detyrim të dy viktimave me shumë prej 20,000 eurove.

“Një gjykatës i EULEX’it më 9 nëntor konfirmoi aktakuzën për një rast detyrimi (haraçi), të ngritur në Gjykatën e Qarkut në Gjilan, ku të gjitha dëshmitë e paraqitura janë deklaruar si të pranueshme,” thuhet në kumtesën për shtyp nga EULEX’

Aktakuza akuzon të pandehurit, Besim dhe Njazi Tahiri, baba dhe bir, për detyrim të dy viktimave me shumë prej 20,000 eurove. Aktakuza është ngritur nga një prokuror i EULEX’it nga Prokuroria Speciale e Kosovës, PSRK.

Sipas Kodit Penal të Kosovës, Detyrimi dënohet me burgim prej një deri në dhjetë vjet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)