03 Maj 2024

Konfirmohet aktakuza për korrupsion kundër Kolë Pukës

Prishtinë, 25 shtator - Një gjyqtar konfirmues i EULEX-it e ka konfirmuar aktakuzën kundër Kolë Pukës, ish-gjyqtar dhe Avdullah Robaj, avokat, të akuzuar për veprën penale të shpërdorimit të pozitës zyrtare ose autoritetit.

Po ashtu, gjyqtari konfirmues i shpalli të pranueshme të gjitha dëshmitë e përmendura në aktakuzë.

Kolë Puka pretendohet ta këtë kryer veprën e tij në vitin 2005. Ai akuzohet për shpërdorim të pozitës zyrtare të tij si gjyqtar për të përfituar dobi materiale duke i manipuluar rastet e paditësve ndaj një kompanie sigurimi.

 Puka pretendohet se këtë e ka bërë në bashkëpunim me të pandehurin Avdullah Robaj.

Gjyqtari konfirmues i EULEX-it e hodhi poshtë aktakuzën kundër Kole Pukës për veprën penale të lëshimit të vendimeve gjyqësore të kundërligjshme, si dhe kundër Avdullah Robaj për veprën penale të shkeljes së besimit.

Rasti është duke u ndjekur penalisht nga një prokuror specia li EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK).

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)