28 Prill 2024

Konfirmohet aktakuza kundër Limajt

Prishtinë, 2 shtator - Një gjykatës i EULEX-it e ka konfirmuar aktakuzën e ngritur për rastin Kleçka me 25 korrik në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë nga një prokuror i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës. Vendimi është marrë më 26 gusht.  

Aktakuza është konfirmuar në tërësi kundër të pandehurve: Arben Krasniqi, Naser Krasniqi, Nexhmi Krasniqi, Behlul Limaj, Fatmir Limaj, Refki Mazrreku, Naser Shala, Sabit Shala, Shaban Shala, Besim Shurdhaj.

Aktakuza i ngarkon të pandehurit në pika të ndryshme me akuza për krime lufte kundër popullatës civile dhe robërve të luftës, që supozohet të jenë kryer nga fillimi i vitit 1999 deri në mesin e qershorit 1999 kundër civilëve serbë dhe shqiptarë, si dhe kundër pjesëtarëve të burgosurve të ushtrisë serbe dhe policëve serbë të mbajtur në një qendër të improvizuar paraburgimi nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) e cila ndodhej në fshatin Kleçkë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)