05 Maj 2024

Konfirmohet aktakuza kundër 7 të akuzuarve për krim të organizuar

Prishtinë, 1 qershor - Gjykatësi për konfirmim i  EULEX-it nga Gjykata Komunale në Pejë konfirmoi aktakuzën kundër shtatë të akuzuarve për krim të organizuar, kidnapim dhe posedim, kontroll dhe përdorim të paautorizuar të armëve: Bedri Krasniqi, Dervish Idrizaj, Hamdi Krasniqi, Ahmet Neziraj, Ilmi Lufaj, Hime Krasniqi dhe Selman Gashi.

Hetimet janë zhvilluar nga Departamenti i Policisë së Kosovës për Krime të Rënda në lidhje me rastin e kidnapimit të biznesmenit nga Gllareva, Komuna e Klinës, më 21 shtator 2010.

Në lidhje me hetimin e njëjtë, tre të akuzuar të tjerë - Muhamet Bojkaj, Ali Bojkaj, Gazmend Sylaj - u akuzuan dhe pranuan fajësinë e tyre për posedim, kontroll dhe përdorim të paautorizuar të armëve. Gjykatësi gjithashtu konfirmoi këtë aktakuzë. Një procedurë e veçantë gjyqësore do të zhvillohet për këta tre të akuzuar.

Rasti ishte nën mbikëqyrjen e Prokurorit të Kosovës nga Zyra e Prokurorisë Speciale. Seanca për konfirmim është mbajtur më 20 Maj. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)