11 Maj 2024

Konfirmohet aktakuza kundër 6 të dyshuarve për vjedhje në Spanjë

Prishtinë, 10 korrik - Një gjykatës vendas në gjykatën e Qarkut në Prishtinë e konfirmoi aktakuzën e ngritur nga një prokuror i EULEX-it kundër gjashtë të dyshuarve, njëri nga të cilët oficer i lartë i ROSU-së, në lidhje me një vjedhje që ka ndodhur në Barcelonë, Spanjë në korrik 2009.

Aktakuza është konfirmuar kundër Haki Januzit, Artan Xhaferi-Jelliqit dhe Shemsedin Benarbës, të cilët akuzohen për veprën penale të vjedhjes së rëndë. Artan Xhaferi-Jelliqi, po ashtu akuzohet për kontroll, posedim dhe përdorim të paautorizuar të armëve.

Gjykatësi e konfirmoi aktakuzën edhe kundër Afrim Ymerit, Abedin Bekës dhe Saim Januzit, të cilët akuzohen për veprën penale të ofrimit të ndihmës kryerësve të veprës pas kryerjes së kësaj vepre penale.

Gjykatësi vlerësoi se provat e mbështesin dyshimin e bazuar se të dyshuarit e kanë kryer veprën penale për të cilën akuzohen.

Aktakuza kundër Sami Makollit është ndarë për shkak se i dyshuari nuk ishte i pranishëm në gjykatë gjatë seancës për konfirmim.

Gjykatësi nuk mbajti seancë për konfirmim të aktakuzës për Erhan Berniqanin, Dusan Kadijevicin, Nebojsa Bojvicin dhe Afrim Ymerin të akuzuar për veprën penale të pranimit të mallrave të vjedhura, pasi që këto akuza janë duke u shqyrtuar në procedurë të shkurtë.

Të akuzuarit akuzohen në lidhje me vjedhjen e stolive në vlerë prej rreth 1,3 milion Euro në një dhomë të një hoteli në Barcelonë, Spanjë.

Rasti është duke u ndjekur penalisht nga një ekip i përzier prokurorësh i udhëhequr nga një prokuror i qarkut i EULEX-it.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)