18 Maj 2024

Komunës së Mitrovicës i dorëzohen librat e certifikuar të gjendjes civile

Prishtinë, 17 janar - Në Agjencinë e Regjistrimit Civil u mbajt ceremonia e pranim-dorëzimit të 735 Librave të certifikuara të gjendjes civile, të kthyer nga Serbia për komunën e Mitrovicës.

Dorëzimi i regjistrave për këtë komunë është vazhdimësi e dorëzimit që po bëhet  nga MPB, e cila kohë me parë ka dorëzuar librat për komunat e Prishtinës, Obiliqit, Fushë Kosovës, Gllogovcit, Lipjanit, Podujevës, Gjilanit, Kamenicës, Novobërdës, Ferizajt, Novobërdës dhe  Istogut.
Në ceremoninë e pranim-dorëzimit të librave të gjendjes civile, morën pjesë Kryeshefi i Agjencisë së Regjistrimit Civil, Blerim Camaj dhe kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri

Kthimi i regjistrave të gjendjes civile, të skanuar dhe të certifikuar, është pjesë e marrëveshjes së 2 korrikut 2011, në mes të delegacioneve të Prishtinës dhe Beogradit

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)