02 Maj 2024

Komuna siguron banesë për familjen e Selver Haradinajt

Mitrovicë, 20 nëntor - Familja e të ndjerit, Selver Haradinaj, i cili kishte mbetur i vdekur në prill të këtij viti, si pasojë e një shpërthimi në banesën e tij në veri të Mitrovicës, është bërë me banesë të re.

Kryetari, Avni Kastrati, i ka dhënë të martën çelësat e banesës që e ka siguruar komuna, gruas së të ndjerit, Fikrijes, duke i uruar jetë të lumtur me fëmijët e saj.

Kryetari Kastrati, tha se për këtë ishte vendosur menjëherë pas rastit tragjik në veri, me qëllim që të jenë afër kësaj familjeje.

Ai ka falënderuar edhe kompaninë “N. L “Alfa.ing””, që ka rregulluar banesën e cila ka tri dhoma, sipas dëshirës së familjarëve të Selverit.

Gruaja e të ndjerit, Fikrie Haradinaj, falënderoi kryetarin Kastrati dhe të gjithë ata që i kanë ndihmuar gjatë kësaj kohe.

“Mbështetja dhe ndihma ka qenë si prej drejtuesve të institucioneve ashtu edhe për qytetarëve dhe kompanive të ndryshme, prandaj dua t’i falënderoj të gjithë”.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)