06 Maj 2024

Komuna e Mitrovicës ndihmon njësitin e trafikut rajonal

Mitrovicë, 28 dhjetor - Komuna e Mitrovicës, përkatësisht Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, ka ndihmuar njësitin e trafikut rajonal të policisë në Mitrovicë me një kontingjent pajisjesh për punë.

Po ashtu u vlerësua si një ndihmë e mirëseardhur që do të ndihmoj pjesëtarët  këtij njësiti për rritjen e efikasitetit në punë.

Kryetari i komunës, Avni Kastrati, tha se në kuadër të mundësive që ka komuna do të mbështes vazhdimisht policinë.

Ai theksoi se bashkëpunimi me policinë është në nivel shumë të mirë dhe kjo do të vazhdoj edhe në të ardhmen.

Ndërsa, Milaim Fejzullahu, drejtor i  njësiti të trafikut rajonal të policisë në Mitrovicë, falënderoi zyrtarët komunalë për mbështetjen.

Ai tha se forma e mirë për një punë të suksesshme është bashkëpunimi ndërinstitucional si dhe  me qytetarë.

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Behxhet Bala, tha se në këtë kontingjent të dhuruar nga komuna ka çanta, mandej baterimbushëse etj.

Ai tha se vlera e këtij donacioni që është siguruar nga drejtoria e tij është 1160 euro.

Para disa ditësh kjo drejtori ka siguruar edhe 10 fotoaparate digjitale për pjesëtarët e stacionit jugor të Policisë së Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)