05 Maj 2024

Komuna e Mitrovicës merr aksion për eliminimin e qenve endacakë

Mitrovicë, 9 nëntor - Pas ankesave të vazhdueshme të qytetarëve të lagjeve dhe fshatrave të ndryshme të Komunës së Mitrovicës, për  shqetësimet e tyre në lidhje me qentë endacakë, zyrtarët komunalë kanë marrë vendim që të nisin një aksion për eliminimin e tyre.

Shqetësimi kryesor i qytetarëve mitrovicas mbetet kërcënimi nga qentë endacakë për fëmijët e tyre, të cilët ndjekin mësimet në shkolla që janë larg shtëpive dhe që duhet udhëtojnë këmbë.  

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Mitrovicës, Behxhet Bala, tha se aksioni zhvillohet në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe me Shoqatën e Gjahtarëve Sportiv “ Trepça” në Mitrovicë. “Aksioni do të nis  më 12.11.2011 dhe do të zgjas deri më 29.11.2011”.

Drejtori Bala tha se pronarët e qenve shtëpiak janë të obliguar që gjatë kohës sa do të zgjatë aksioni për eliminimin e qenve endacak të mos i lëshojnë në rrugë qentë shtëpiak.

“Është shumë me rëndësi që të gjithë të jenë të përgjegjshëm gjatë kohës sa zhvillohet aksioni, në mënyrë që gjithçka të shkoj mirë dhe pa probleme”.

Ai njoftoi se aksioni do të zhvillohet në qytet, mandej në Vaganicë, Frashër, Zhabar, Koshtovë, Shupkovc, Kqiq, Tunel të Parë, Rekë, Shipol, Brabaniq dhe Lushtë.

“Aksionet zhvillohen gjatë orëve të natës, zakonisht prej orës 02:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit në qytet dhe prej orës 06:00 deri në orën 08:00 në periferi. 


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)