28 Mars 2024

Komiteti Ushtarak i NATO-s viziton KFOR-in

Prishtinë, 17 prill - Të hënën, Komiteti Ushtarak i NATO-s, i udhëhequr nga kryetari i këtij komiteti, Admirali Giampaolo Di Paola dhe Komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, Admirali Mark Fitzgerald, do ta vizitojnë KFOR-in dhe Kosovën.

Gjatë vizitës së trupave të KFOR-it, anëtarët e Komitetit Ushtarak duan që të sigurohen për zhvillimet pozitive në Kosovë. Në fillim të vizitës, Komiteti do të ketë një takim informativ me Komandantin e KFOR-it, Gjeneralin Markus Bentler.

Komiteti Ushtarak përbëhet nga oficerë të lartë ushtarakë nga vendet kontribuese në NATO, si Përfaqësuesit e tyre Ushtarakë. Komiteti jep udhëzime dhe këshilla për politika dhe strategji ushtarake.

Komisioni Ushtarak është përgjegjës që të rekomandojë tek autoritetet politike të NATO-s masa të cilat konsiderohen të domosdoshme për mbrojtje të përgjithshme të zonës së NATO-s dhe për implementimin e vendimeve lidhur me operacionet dhe misionet e NATO-s.

Komanda e Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli (JFC Napoli) është një nga komandat ushtarake të NATO-s. Komandanti i JFC Napoli raporton tek Komandanti Suprem i Aleancës për Evropë (SACEUR) tek Shtabi Suprem i Fuqive Aleate për Evropë, në Casteau, të Belgjikës.

Si Komandant i Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, Admirali Fitzgerald ka përgjegjësi operacionale për misionet e NATO-s në Ballkan, Irak dhe Mesdhe. Ai e ka marrë këtë detyrë më 30 Nëntor, 2007.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)