01 Maj 2024

Komisioni i Sigurisë kërkon informata nga EULEX-i për Veriun

Prishtinë, 25 shkurt - Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të Forcës së Sigurisë së Kosovës, kryesuar nga kryetari Ahmet Isufi, në mbledhjen e sotme diskutoi lidhur me gjendjen e sigurisë në vend.

Me këtë rast, Isufi vlerësoi se në fazën e dialogut Kosovë-Serbi ka sulme të vazhdueshme, serike, me theks të veçantë në Veri.

Ai tha se komisioni parlamentar për siguri i është drejtuar Ministrisë së Punëve të Brendshme që të dërgojë informatë lidhur me incidentet të cilat po ndodhin në Kosovë, por deri më tani një gjë e tillë nuk ka ndodhur. 

Ai shtoi se në bazë të informatës nga ministria,  komisioni do të jap një vlerësim dhe rekomandim për veprimet që duhet t’i ndërmarrë MPB-ja dhe mekanizmat tjerë të sigurisë në Kosovë.

Gjatë këtij diskutimi anëtari i komisionit Fatmir Xhelili,  propozoi që të kërkohet një informatë më shkrim nga EULEX-i lidhur me gjendjen e sigurisë në vend, me theks të veçantë në veri.

Ndërsa, nënkryetari i komisionit,  Rexhep Selimi,  duke theksuar se është kundër kësaj kërkesë,  kritikoi raportimet e ministrit të MPB-së në komision, duke shtuar se EULEX-i nuk duhet të na njoftojë neve si komision,  por MPB-ja.

“Për veriun informacion dhe raportim duhet të kërkojmë nga institucionet e vendit që janë të thirrura për një gjë të tillë”, tha Selimi.

Megjithatë, me shumicë votash, komisioni u dakordua që të kërkojë informatë zyrtare nga EULEX-i lidhur me gjendjen e sigurisë në vend, me theks të veçantë në Veriun e Kosovës

Ndërsa, sa i përket Projektligjit nr. 04/ L-173 për Përgjimin e Telekomunikimeve, u tha se pas vendimit të grupit të punës së Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së, si dhe të Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Intelegjencë, komisioni do të marrë vendim për fazën e mëtejmë të këtij projektligji, nëse do të procedohet më tej me këtë projektligj apo do t’i kthehet qeverisë.

Në vijim të mbledhjes, anëtarët e komisionit u njoftuan edhe rreth vizitës se delegacionit të Komisionit në Bruksel, më 4 dhe 5 mars, që ka të bëjë me çështjen e sigurisë. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)