01 Maj 2024

Komandanti i KFOR-it viziton Tiranën

Tiranë, 21 janar - Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Majori Erhald Bühler, në vazhdën e udhëtimit të tij personal nëpër Ballkanin Juglindor pati edhe një vizitë të shkurtë zyrtare në Shqipëri.

Gjatë vizitës Gjenerali Bühler u takua me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave te Armatosura Shqiptare Gjeneral Majorin Maksim Malaj si dhe përfaqësuesit më të lartë të shtabit të përgjithshëm.

Gjenerali Bühler në këtë takim prezentoi një përmbledhje mbi çështjet dhe ngjarjet të lidhura më KFOR-in. Ai raportoi mbi sfidat dhe çështjet e KFOR-it për të vazhduar misoninin dhe në të njejtën kohë të përmbush detyrën e “Reduktimit të forcave të KFOR-it dhe transferin gradual të kompetencave tek institucionet e Kosovës veçanarisht tek Policia e Kosovës”.

Ai vlerësoi se KFOR-i me numër të reduktuar të ushtarëve dhe me dy
Grupe Shumëkombëshe Luftarake nën komandën direkte të tij dhe me një
fleksibilitet të shtuar, lëvizshmëri dhe gatishmëri, do të jetë në gjendje të bëjë detyrën e vet në një ambient i cili pak a shumë është i qetë dhe stabil.
Gjenerali Bühler vlerësoi mëpastaj situatën në kufi në mes të Shqipërisë dhe Kosovës.

Ai tha se dorëzimi i autoritetit nga KFOR-i tek Policia Kufitare ishte i
suksesshëm dhe se bashkëpunimi në mes të Forcës së Policisë Shqiptare dhe asaj Kosovare ështe i suksesshëm.

Nuk ka raportime për incidente të mëdha. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i Forcave të Armatosura Shqiptare Gjeneral Majorin Maksim Malaj, prezentoi reformat të ndërmarra në Forcat e Armatosura Shqiptare dhe agazhimin e këtyre forcave në misione jashtë Shqipërisë sikurse Afganistan, Bosnie dhe Hercegovinë, Kosovë, etj.
 
Në të njejtën kohë Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Shqiptare Gjenerali Malaj bëri një analizë të shkurtër mbi bashkëpunimin në mes të Forcave të Armatosura Shqiptare dhe NATO-s, e cila përfaqësohet nga KFOR-i, në Kosovë. Gjeneral Bühler lavdëroi kontributin e fuqishëm dhe kompetent të ushtarëve shqiptar në KFOR:

 “Ata bëjnë një punë të shkëlqyer dhe na ndihmojnë shumë për të përmbushur detyrat tona. Pjesëtarët e Forcave të Armatosura Shqiptare janë shumë profesional dhe miq të mirë në komunitetin ndërkombëtar të ushtarëve të KFOR-it dhe NATO-s”, tha ai.

Në fund si përmbyllje e mbledhjes gjeneralët theksuan nevojën e forcimit të mëtutjeshëm të bashkëpunimit dhe marëdhënieve në të mirë të sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit në rajon e gjetiu.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)