30 Prill 2024

Komandanti i KFOR-it takohet me Shefin e ushtrisë së Sërbisë

Beograd, 13 qershor - Komandanti i KFOR-it Gjeneral Major Salvatore Farina, i shoqëruar  nga një delagacion i stafit të shtabit të KFOR-it janë mirëpritur nga shefi i shtabit  të mbrojtjes së  Forcave të Armatosura Serbe Gjeneral Ljubisa DIKOVIC në një bazën ushtarake në jug të Serbisë.

Ky takim ka qenë  pjesë e agjendës të bisedimve të Nivelit të lartë të ndarëmarra në  përputhje me Marrëveshjen Tekniko- Ushtarake (MTA), e njohur si Traktati i Kumanovës. Kjo është hera e katërt  që Komandanti takohet me Gjeneral Majorin DIKOVIC që nga shtatori i vitit të kaluar.

Gjatë takimit u diskutuan tema të rëndësishme si  situate e sigurisë në Kosovë dhe roli i njësive të KFOR-it gjatë zgjedhjeve të përgjithshme të angazhuara si  “përgjegjës i tretë” në mbërshtetje të Policisë së Kosovës dhe EULEX-it.

Në këtë perspektivë Komandnati i KFOR-it theksoi se për herë të parë  serbët e Kosovës nga veriu morrën pjesë   në zgjedhjet e përgjithshme: një rezulatat pozitiv dhe inkurajues e një dialogu të frytshëm  në mes të Prishtinës dhe Belogradit i cili filloi në prill te vitit  2013 dhe të cilin  NATO dhe në veçanti KFOR-i e mbështet.

Gjeneral Farina e informoi Gjeneral Dikovicin rreth aktivitetit të gjërë të KFOR në Kosovë:  trendi është shumë pozitiv në gjithë territorin duke përfshirë edhe veriun që është një rajon ku KFOR-i vazhdon të mbajë prezencë të përhershme duke synuar të sigurojë një ambient  të qetë dhe të sigurtë  si dhe lëvizje të lirë për të gjithë qytetarët dhe organizatat të cilat veprojnë në atë pjesë të tërritorit.

Gjatë mbledhjes është adresuar edhe çështja e rëndësishme e monitorimit të vijës kufitare administrative në përputhje me atë  që është indikuar nga  marrëveshja tekniko ushtarake.

Në veçanti komandanti i KFOR-it konfirmoi  se situata është e qetë  dhe stabile përgjatë  përafërsisht 350 kilometrave  të vijës kufitare administrative. 

Shkurtimisht, kohëve të fundit nuk është raportuar për incidente të mëdha, ngjarje ose shkelje  të cilat kanë rrezikuar  sigurinë dhe lirinë e lëvizjes: aktiviteti vazhdueshëm i monitorimit  i ndërmarrë nga forcat e KFOR-it,  raportet e shkëlqyëeshme  në mes të pjesëtarëve të Komisionit të Përbashëkt Ushtarak  të NATO-s  dhe homologëve të Forcave të Armatosura Serbe si dhe  aktivitetet e përbashkëta  të ndërrmara  në baza ditore përgjatë  Vijes kufitare adminstraitve (patrullimet e sinkronizuara) ndihmojnë  në mirëmbajtjen e një atmosphere paqësore, bashkëpunuese  dhe pozitive. 

Dy oficerët e lartë  konfirmuan  se ku bashkëpunim produktiv do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Gjatë kësaj dreke pune dy gjeneralët  diskutuan në mëyrë të ngjashme bashkëpunimin e rëndësishme të ndërsjellë në mes të KFOR-it, Forcave të Armatosura Serbe dhe  homologët e tjerë të shquar rajonal dhe akterët ndërkombëtarë me qëllim të përmirësimit të  situatës së sigurisë  në këtë zonë të gjerë të Ballkanit.

Në lidhje më këtë Gjeneral Farina përkujtoi  se të mërkurën me 11 qershor u mbajt një konferencë e rëndësishme  e quajtur  “A-5”, ku morën pjesë shefat e mbrojtjes së  Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës , Kroacisë, ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë dhe Malit të Zi.

Gjatë takimit të sivjetëm  diskutimi u fokusua  në çështjet  të lidhura me manaxhimin  e krizave të dala nga fatëkeqësitë naturore dhe kontributi i mundshëmr për operacione jashtë vendit. 

Në takimin e  “A-5” është thirrur  si  mysafir poashtu edhe Komandanti i Forcës së  Sigurisë së Kosovës (FSK) Gjenerali Lejtnant Kadri Kastrati  i cili adresoi  çështje lidhur me  kapacitetet  themelore te FSK-së (inxhineri, kërkim & shpëtim, manjanimi i mjeteve shpërthyese – EOD, mjekësore, etj.) që kanë për qëllim  të përballen me asistencë ndaj katastrofave naturore dhe krizave humanitare.

Para mesditëst, anash  takimit të bisedimeve të nivelit të lartë, u luajt edhe një ndeshje miqësore futbolli  në mes të ekipeve të KFOR-it dhe Forcave të Armatosura Serbe.  Përfundoi me rezultat 3 me 1 në favor të  ekipit të  Forcave të Armatosura Serbe.

Ka qenë një rast joformal i favorizuar fuqishëm nga  të dy gjeneralët për të rritur mirëkuptimin dhe besimin reciprok. KFOR-i do të jetë nikoqir i“Ndeshjes kthyese” muajin e ardhshëm.

Komandanti i KFOR-it takohet rregullisht me shefat e mbrojtjes të katër shteteve që kufizohen me zonën e përgjegjësisë së KFOR-it: Shqipërinë, iRJM-në, Malin e Zi dhe Sërbinë.

Gjeneral Majori Salvatore Farina gjatë gjashtë mnujave të fundit ka vizituar Beogradin, Tiranën, Shkupin dhe Podgoricën dhe gjithashtu ka mirëpritur shefin e shtabit të përgjithshëm të Foracave të Armatosura të Sërbisë në janar, si dhe shefin e shtabit të përgjithshëm të Foracave Të armatosura të Shqipërisë në shabin qendror të KFOR-it në kampin Film City në Prishtinë në muajin mars.