05 Maj 2024

Komandanti i KFOR-it, Erhard Drews viziton Mitorivicën

Prishtinë, 9 gusht - Në Mitrovicë do të qëndrojë sot komandanti i KFOR-it, Erhard Drews. Zyra për informim e komunës së Mitrovicës bën të ditur se ai do të zhvillojë një takim me kryetarin e komunës, Avni Kastratin.

Në qendër të diskutimeve mes Kastratit dhe Drews, pritet të jetë situata në pjesën veriore të komunës.

Banorët serbë të asaj zone vazhdojnë të kundërshtojnë çfarëdo ndërhyrje të autoritetit shtetëror të Kosovës.

Ditë më parë, KFOR-i u bëri thirrje autoriteteve përgjegjëse të intervenojnë për të ndaluar bllokadën ilegale të qarkullimit të mallërave në pjesën veriore të Portës 1 (Jarinje) në anën serbe të vijës administrative kufitare.

KFOR-i theksoi se nuk do të lejojë asnjë zhvillim në terren i cili kërcënon ambientin e qetë dhe të sigurtë apo kufizon lirinë e lëvizjes.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)