27 Prill 2024

KMLDNJ: Vrasja e Salihut ka mundur të evritohet

Prishtinë, 4 tetor - Këshilli për Mbrojtjen e të drejtave dhe Lirive të Njeriut në Kosovë e ka quajtur “të panevojshme” vrasjen e drejtorit të Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Prishtinës, Remzi Salihu, ndërsa vlerësoi se ka mundur të evritohet vrasja e tij.

Konstatimi i KMLDNJ-së pasoi vizitën të cilën monitoruesit e këtij këshilli ia bënë Qendrës së Ndalimit në Prishtinë, ku po mbahet aktualisht i burgosur Gani Sahiti, i cili u arrestua lidhur me vrasjen e Salihut.

“Pas vizitës KMDLNj konstaton se ndaj të ndaluarit Gani Sahiti nuk ka pasur shkelje të  drejtave të tij si person i privuar nga liria dhe se është vepruar në përputhje të plotë me ligjin. I arrestuari nuk ka deklaruar se ka probleme shëndetësore apo probleme të ndonjë natyre tjetër”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga KMLDNJ-ja. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)